Fatkeqësi në familjen e Emiljano Vilës, mesfushorit të Teutës që ka luajtur edhe me kombëtaren shqiptare.

Ai ka humbur babanë e tij dy ditë para ndeshjes që durrsakët luajnë në shtëpi me skuadrën e Skënderbeut.

Lajmi është dhënë nga klubi i Teutës, i cili i përcjell edhe një mesazh ngushëllimi Vilës dhe familjarëve të tij.

Njoftimi i Teutës:

NGUSHËLLIM-Mbrëmjen e të shtunës është ndarë nga jeta babait i futbollistit Emiljano Vila. Klubi i Futbollit Teuta i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve! KF Teuta i gjendet pranë futbollistit tonë për këtë humbje të madhe. Të gjithë sëbashku jemi krah Emiljanos për të përballuar këtë fatkeqësi!