Dy futbollistët e Kombëtares, Frederik Veseli dhe Ardian Ismajli, në konferencë për shtyp në vigjilje të ndeshjeve kualifikuese në “Euro 2020”, kundër Turqisë dhe Andorës, shprehen të bindur se Shqipëria e ka potencialin e duhur jo vetëm për të mposhtur Turqinë por dhe për tu kualifikuar në euorpian.
Frederik Veseli
Cilat janë pritshmëritë e ndeshjes?
Do të mundohemi sa më mirë për të marrë 3 pikët. Do të përqëndrohemi ndeshje pas ndeshje, qëllimi është fitorja. Ndeshja e parë është e rëndësishme.
E prisni të jeni nga minuta e parë?
Jo nuk e pres. Vij këtu dhe jam në dispozicion. Nëse vendos ai do të jem në fushë, nëse jo do të jem gati. Kisha dëshirë ta ndihmoj ekipin, por ai i merr vendimet.
Ku ndihesh më mirë?
Ndihem më mirë në qendër të mbrojtjes. Ka mundësi edhe për në krahë. Jam në dispozicion të trajnerit, ku ta shikoj ai të arsyeshme. Nëse luaj qendërmbrojtës do të jap më të mirën.
Ku ndryshojnë ndeshjet?
Kemi bërë disa gabime dhe do të mundohemi mos t’i përsërisim. Janë ndeshje të ndryshme. Sot kemi mbledhje analizë, do t’i shikojmë.
Ka shanse Shqipëria të kalojë në vend të dytë?
Për mënyrën si i përgatisim këto ndeshje, jemi shumë të përqëndruar. Punojmë si grup dhe ndihmojmë njëri-tjetrin. Besoj se ka mundësi se asgjë nuk është e pamundur. Shqipëria e ka mundur Francën dhe Turqinë. Islanda ka marrë pjesë në Botëror dhe Europian dhe e dimë forcën. Duhet të bëjmë diçka më shumë për ta kaluar grupin dhe i kemi mundësitë. Shpresoj se do ta arrijmë me shpirtin e grupit.
Është gati ekipi kombëtar ta kalojë këtë krizë?
Për eksperimente, nuk jam unë përgjegjës për këto gjëra. Ne japim maksimumin në fushë. Ka ardhur momenti për ta kaluar këtë grup. Kemi pasur krizë në rezultate, por në lojë kemi qenë në nivelin e kundërshtarëve, ka ndodhur prej episodeve.
Si është atmosfera në ekip duke parë mungesën e Lenjanit dhe Strakoshës?
Harmonia është e mirë. Për ata lojtarë ne nuk i diskutojmë. Secili lojtarë ka mendimin e tij, por kushdo që vjen këtu nuk mendojmë pse ka ardhur ai apo ky. Duhet të përqëndrohemi më grupin tonë. Harmonia është shumë e mirë. E presim këtë ndeshje me shumë dëshirë. Është ndeshje e rëndësishme për ta filluar mirë. Këto gjërat e tjera i lëmë mënjanë.
Si e konsideroni ekipin e Turqisë?
Ka sulm të mirë të fortë, por jo diçka të jashtëzakonshme. Duhet ta respektojmë, por jo të kemi frikë. Edhe ne kemi sulm të mirë. Nuk janë Mesi ose Ronaldo. Duhet t’i studiojmë mirë për që mos t’i shprejnë kualitetet e tyre.
Ardian Ismajli
"Gjatë gjithë karrierës time kam pasur shumë vuajtje. Janë bërë shumë padrejtësi ndaj meje. I jam lutur Zotit të vijë kjo ditë. Jam i lumtur që jam këtu. Besoj që do e shpërblej besimin në të ardhmen. Kemi shumë shanse të kualifikohemi. Franca është ekip i mirë. Kemi mundësi të mëdha të dalim të dytët.
Formacioni? Deri në ditën e ndeshjes nuk dimë asgjë. Ekipet janë të përziera, nuk e di askush kush do luajë. Ne jemi gjithmonë të gatshëm.
Kemi edhe 2 ditë kohë të stërvitemi. Kush do luajë të tregojë më të mirën. Unë besoj se Turqia nuk është gjë në mbrojte. Mesfushën dhe sulmin e kanë të mirë, por s’duhet të kemi frikë. Besoj se do fitojmë.
Nuk është Turqia siç ka qenë më parë. Besoj se do ja dalim. Unë kam 2 ndeshje që jam këtu. Kam luajtur me Mavrajn dhe Gjimshitin, për mua janë të gjithë njësoj. Nuk ka asnjë dallim.
Trajneri e ka parë të arsyeshme të marrë më shumë mbrojtësa, ndoshta do bëjmë lojë më mbrojtëse. Për sa i përket Andorrës jemi favoritë, ndërkohë me Turqinë do shikojmë si do shkojë ndeshja", u shpreh Ismajli.