Pas një aventure në Kanada me Montreal Impact, Blerim Xhemajli është gati të provojë një eksperiencë edhe në kampionatin kinez, ku kërkohet nga skuadra e Shenzhenit.

Është pikërisht ish trajneri i fantazistit nga Tetova, Roberto Donadoni, që ka kërkuar ta marrë lojtarin me vete, pasi dihet që italiani aktualisht drejton skuadrën kineze.

Momentalisht Xhemajli është pjesë e Bolognës, por përdoret vetëm nga stoli nga trajneri Mihajlovic, ndaj në moshën 34-vjeçare, joshet nga ideja për të provuar një tjetër kampionat, ku mund të fitojë edhe më tepër.