Drejtori i gazetës italiane e bën të sigurt, Sarri është trajner i Juventusit

24/05/2019 - 12:26

Drejtori i gazetës prestigjoze italiane "Corriere Dello Sport", është i sigurt se trajneri i ardhshëm i Juventusit do të jetë Mauricio Sarri. Ivan Zazaroni është intervistuar nga "Tutti Convicati", një emision radiofonik te "Radio 24" dhe ka folur për trajnerin e ri të "Zonjës".

"Trajneri i Juventusit për mua do të jetë Mauricio Sarri me 90 %, të gjithë rrugët të çojnë tek ai. Unë isha me Alegrin dhe ai më tha se do të marrin Sarrin. Ai është një zgjidhje më praktike për një ekip, që do të ndryshojë pak. Inzagi është harruar pak, ndërsa Poçetino është i panjohur", kanë qenë fjalët e Zazaronit.

Më tej ai shton: "Kur mora vesh që Guardiola ishte në Milano, e telefonova dhe ai u shpreh se nuk ishte i gatshëm të largohet nga një ambient si Siti. Mediat sociale janë prodhuese të dezinformimit, unë kam siguri dhe i besoj Guardiolës. Ai më tha se disa fjali janë supozime. Unë nuk kam pse e mohojë, pasi bursa rritet".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një incident i rëndë u regjistrua në ndeshjen e djeshme mes Serbisë U-21 dhe Austrisë U-21 të vlefshme për Kampionatin Europian të 21-vje

Iu bashkua Teutës në muajin janari, si një nga afrimet më të bujshme, por eksperienca e Armando Vajushit me bregdetarët zgjati vetëm pak

Pasi përfundoi periudhën e huazimit te Lugano, Armando Sadiku nga grumbullimi i kombëtares shqiptare bëri me dije se pas pushimeve do të

Ende pa e bërë prezantimin e tij, media italiane jep detaje se Mauricio Sarri ka pranuar Juventusin, por ndërkohë ka bërë vetëm dy kërkes

Kleis Bozhanaj është talenti shqiptar që kanë përfunduar në listën e dëshirave nga skuadrat më të mëdha europiane.

Mohamed Salah ka refuzuar shansin për t’iu bashkuar Realit të Madridit dhe Juventusit këtë verë, por ai do të marrë në konsideratë të ard

Bledi Shkëmbi është i lumtur që pas një sezoni të suksesshëm në krye të Teutës u shpërblye nga drejtuesit me rinovim të kontratës.Trajner

Argjentina pësoi një humbje shokuese në ndeshjen e parë të Kupës së Amerikës, teksa u mposht nga Kolumbia me rezultatin 2-0.