Aktuali është ndër sezonet më të dobët të Juventusit në vitet e fundit. Probleme në fushë dhe në financa. 113.7 milion euro humbje kanë dalë kampionët e Italisë në fazën e parë të sezonit 2020/2021.

Bardhezinjtë kanë nevojë për 100 milion euro në verë, shumë që pritet të vijë nga merkato. Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e “Zonjës” janë të detyruar të nxjerrin disa lojtarë në shitje.

Përveç Paulo Dybala, në listën e largimeve bëjnë pjesë edhe emra si Aaron Ramsey, Merih Demiral, Alex Sandro, Adrien Rabiot, Federico Bernardeschi dhe Weston McKennie.

Interesim të madh ka edhe për Matthijs De Ligt dhe Dejan Kulusevskin, por kampionët e Italisë i cilësojnë dy lojtarët e rinj si të ardhmen e klubit dhe nuk kanë ndërmend të pranojnë asnjë ofertë për ta.