Trajneri Kristian Panuçi e pranoi që pas kësaj humbjeje jemi jashtë. Ka të drejtë deri diku, sepse pavarësisht se matematika na mban ende në lojë është shumë e vështirë. Por kur numrat ekzistojnë, atëherë fjalët janë të tepërta. Dhe si mund të marrë Shqipëria vendin e parë në grup?

Duke fituar 4-0 me Skocinë në ndeshjen e kthimit dhe të fundit që ka mbetur në Ligën e Kombeve dhe të shpresojë që Skocia të mundë Izraelin me rezultatin 1-0 ose dy me zero. Një kombinim shumë i vështirë, por shanset sado minimale ekzistojnë.

Sepse një fitore 4-0 nga ana e kuqezinjve dhe humbja e Izraelit ndaj Skocisë do të bënte që të tria skuadrat të ishin me 6 pikë dhe në këtë rast diferencën e bën pika e dytë e rregullores.