Grupi “Suning” është në krizë dhe Interit dridhet. Nga Kina, padroni Zhang Jindong ka paralajmëruar me anë të një videomesazhi planin e ri për të shpëtuar perandorinë e ngritur ndër vite:

“Duhet të jemi të përqendruar mbi fushën tonë të betejës më të rëndësishme, të nisim të ulim shpenzimet dhe të ridizinjojmë planin për fushën e betejës. Do të përqendrohemi rigorozisht mbi sektorin e shitjes në detaje, duhet të mos shpenzojmë mbi aktivitetet tona sipërfaqësore, për të mirën e industrisë së shitjeve.

Në dekadën e katërt të saj, grupin “Suning” po shkarkon peshën dhe po e përballon betejën aktuale financiare me peshën më të lehtë.Por në të njëjtën kohë, nuk ka hapësirë për manovra, – vazhdon “bosi” zikaltër. – Duhet të përqendrohemi në kanalin kryesor dhe në fushën e betejës kryesore, nga koka te këmbët. Duhet të përqendrohemi në zhvillimin e industrisë së shitjeve në detaj. Nëse nuk jeni pjesë e pronarëve të dyqaneve, duhet mbyllur gjithçka që mund të kurseje para. Siç thonë të rinjtë (fjalor që përdoret nga të rinjtë e apasionuar ndaj videolojërave), kur rruga qëndrore hap një grup, nuk është e navojshme që të ndash rrugët. Vetëm kur të dimë se ku do të përqendrojmë fuqinë tonë të zjarrit dhe të intensifikojmë sulmin e ofensivës sonë, mund të arrijmë një kthesë në fushën e betejës qendrore”, përfundoi mesazhin e tij Jindong Zhang.

Burime pranë grupit “Suning” gjithsesi qetësojnë se mesazhi që Zhang u dërgoi punonjësve të tij, me rastin e Vitit të Ri kinez, nuk lidhet me investimet e jashtme, por vetëm me aktivitetet në shtëpi, në territorin kinez.

Interi, i cili ka dalë në shitje prej muajsh tashmë, apo më saktë po bisedohet mbi një ide të tillë, duket se është një mes investimeve të cilave Zhang i referohet. E thënë ndryshe, “Suning” as që ka ndërmend më të investojë në klubin italian.

Një diktat i tillë është parë fare qartë në sesionin e merkatos së dimrit, gjë e cila konfirmohet nga fjalët e fundit të Jindong, por çfarë është më e keqja, duket se situata mund të përkeqësohet edhe më shumë në vazhdim.“Suning” ka mbërritur përpara një dileme shumë të madhe, për të mbajtur presidencën e Interit, ndonëse fondi “BC Partners” e ka bërë ofertën e tij, e cila është vetëm 750 milionë euro, kundrejt 1 miliardshit që duan kinezët.

Dhe nëse kjo ofertë nuk pranohet nga “Suning”, atëherë rrugat e vetme është marrja e një borxhi prej 150-200 milionë eurosh, në mënyrë për të paguar borxhet e mbartura nga 2020 brenda 31 marsit, ndryshe rrezikohen penalizime të forta. Për momentin, disa burime mediatike nënvizojnë se “Bain Capital Credit” është gati që të ndihmojë familjen Zhang me shumën që duhet për t’u shpëtuar sanksioneve. Por këta kanë kërkuar si garanci 68.55 % të aksioneve zikaltër: kërkesë që ka marrë si përgjigjje “jo”-në e familjes Zhang.