Duka: Fitore e merituar, rinovimi i Rejas i sigurt!

15/10/2019 - 15:14

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka vlerësoi me nota maksimale paraqitjen e kombëtares ndaj Moldavisë, por edhe punën e trajnerit Edy Reja për të cilin theksoi se e ka të sigurtë rinovimin pas kësaj fitoreje.

E kishit shijuar këtë fitore me 4 gola ndonjëherë?

Tani që ka mbaruar, duket e lehtë me 4 gola. Por, deri sa të fillonte ndeshja, ishim në tension. Sot nuk ka ndeshje të lehta. Rezultat historik. Në të dyja ndeshjet, ekipi ishte i përgatitur që të luante gjithçka. Fati na dënoi, në Turqi meritonim diçka më shumë. Djemtë kanë punuar mirë, kanë rikthyer besimin te vetja. Meritonim më shumë se 4 pikë në këto ndeshje, jo 3.

Debutuesit e rinj…

Ndesje të tilla, janë më të vështira të përgatiten, se sa në ndeshje me stadiume plot, si me Francën. Kur konsiderohet një kundërshtar i lehtë, në këto raste duhet të tregosh se ke skuadër dhe bind për të ardhmen. Nuk dyshoja për një paraqitje të mirë sot. Kemi një skuadër që na jep shpresë për të ardhmen dhe do rritet shumë. Më erdhi keq për dy zëvendësimet, Kumbullën dhe Selahin, që u bënë shumë vonë. Publiku ndoshta do donte t’i shihte edhe më shumë. Trashi debutoi me gol, një dhuratë e bukur për kampionatin shqiptar, edhe për Kombëtaren. Edhe Manaj apo Bare, nuk kanë qenë titullar. Trashi, Kumbulla. Të kesh prurje të reja dhe të ruash rezultatin, s’është e lehtë.

Rinovimi i Rejës…

Nuk ka gjë për të diskutuar, veçse të ulemi dhe të diskutojmë strategjinë për Nations League dhe për Botërorin e ardhshëm.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Himni i Francës është vërshëllyer masivisht nga të gjithë të pranishmit në stadiumin e ri kombëtar.

Pas pauzës për shkak të Kombëtareve, do të rikthehet këtë fundjavë Kategoria Superiore, teksa do të zhvillohen përballjet e javës së 13-t

E godet topin me aq forcë sa mundej, por këput një ndriçues në tribunë, që për pak mund të kishte shkaktuar ndonjë viktimë mes tifozëve.

Ka luajtur që në fëmijëri te Vllaznia dhe kontributi i tij nuk do të harrohet, por Uendi Vecaj tashmë luan për Teutën.

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. Bëhet fjalë për trajnerin e Kombëtares, Edi Reja!

Kosova dhe Anglia zhvilluan mbrëmjen e djeshme ndeshjen e fundit kualifikuese, aty ku anglezët arritën të fitonin me rezultatin 0-4.

Shqipëria nuk arriti ta mbyllte fushatën kualifikuese për në Europian me një rezultat pozitiv, duke u mundur me shifrat 0-2 nga Franca.

Në takimin Juventus-Milan, më shumë sesa fitorja që u mundësoi bardhezinjve kthimin në majën e renditjes, u komentua zëvendësimi i Kristi

Mediat franceze kanë shkruar se mbrëmjen e djeshme është vërshëllye himni i Francës në shenjë proteste për shkak të incidentit që ndodhi