Presidenti i Federatës së Futbollit, Armando Duka ka vizituar selinë e re të FSHF-së, ku ka vëzhguar ecurinë e punimeve. Ai gjithashtu i është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve.

Si është raporti me qeverinë ndërkohë që iu ka sjell Autoritetin e Konkurencës ?

Është e rëndësishme për ne që të vazhdojmë të ndjekur projektet e zhvillimit. Jo vetëm futbollit të luajtur, por edhe krijim të infrastrikturës për të përgatitur futboll sa më bashkkohor. Ky është një kompleks që nuk është vetëm për zyrat e FSHF-së por për të krijuar të gjitha kushtet për skuadrat futbollit kombëtare. Do të ketë edhe 2 mini-stadiume, me kapacitet 500 vende. Në të do të bëjnë stërvitje ekipet kombëtare. Janë programuar edhe këto 2 mini-stadiume se në të ardhme çdo gjë do të jetë e ndjekshme nga publike dhe stërvitje të bëhen të hapura.

Paralelisht po bëhet edhe stadiumi?

Stadiumi plotëson të gjitha kushtet për mediat dhe të gjithë. Është një prezntim dinjitoz jo vetëm i futbollit por edhe Shqipërisë. Mezi po presim që ta inagurojmë në 2019. Gjithashtu edhe kjo është e rëndësishme. Ky projekt i shtëpisë së futbollit shqiptar. Projekti është i financuar 100% nga FIFA.

Do të respektohe afatet ?

Objektivi i stadiumit është që ne në mars të luajmë. Nuk mund të them 100%. Gjithsesi varet edhe nga shorti i dhjetorit nëse ne do të luajmënë shtëpi apo jo.

Pak orë më parë është larguar Lenjani nga grumbullimi…

Në futboll është normale. Janë të gjithë njësoj me kualitet. Stafi sa më shumë alternative të ketë aq më mirë është. Futbolli kështu është. Shpresoj të bëjnë paraqitjen më të mirë të mundshme. Është e vështirë për të tentuar kreun e grupit, por është e rëndësishme të fitojmë ndeshjen. Nëse në fund renditemi me pikë të barabarta me kundërshtarin nuk e quajmë edicion të dështuar.

Si e vlerësoni punën e trajnerin Panuçi?

Është e vështirë ta analizoj tani punën e trajnerit, përpara një ndeshje. Bilanci i tij do të bëhet pas 2 ndeshjeve.

Mund të konsiderohen si 2 ndeshjet e fundit të Panuçit?

Duhet të flasim pozitivshit për t’i dhënë kurajo. I ftoj gjithë shqiptarët të mbeshttesin kombëtaren.

Trajnerët e moshave kombëtare, do të ketë ndryshme?

Kemi bërë një seancë të parë të analizës. Do të ketë ndryshim pothuajse të gjithë stafeve të ekipeve të moshave.