Dundalk hyn në historinë e Europa League. Skuadra irlandeze e cila merr pjesë për herë të dytë në grupet e këtij kompeticioni regjistroi një rekord vërtetë të pazakontë.

Mbrëmë, në ndeshjen që skuadra nga Irlanda luajti në transfertë kundër Arsenal, asnjë prej lojtarëve të Dundalk nuk shkaktoi një faull të vetëm dhe futen kështu në histori.

Në njëfarë mënyre ia bënë të lehtë edhe “Topçinjve” të drejtuar nga Mikel Arteta, pasi triumfuan me rezultatin 3-0 dhe kryesojnë grupin e tyre në Europa League.

Golat për Arsenalin u realizuan nga Nketiah, Willock dhe Nicolas Pepe. Dundalk ndërkohë pas 2 ndeshjeve të para nuk ka grumbulluar asnjë pikë.