Shqipëria ka një kalendar të ngjeshur me të gjitha ekipet e saj kombëtare. Dje luajti Kombëtarja A, e cila mori një barazim dëshpërues ndaj Andorrës me rezultatin 2-2. 

Një ndër ndeshjet e lehta në letër nuk përfundoi siç duhet, me kundërshtarin që nuk kishte shënuar në transfertë zyrtare që nga viti 2010.

Dy ditë më parë, të mërkurën, ekipet U-17 dhe U-19 kanë pësuar humbje drastike në ndeshjet e para kualifikuese.

17-vjeçarët kanë pësuar disfatë ndaj Portugalisë me rezultatin 4-0. Më tej, ekipi U-19 u mposht thellë 5-1 nga Greqia. Bilanc tejet dramatik i kuqezinjve në mesjavë.