Futbollisti i ekipit norvegjez Molde Sherif Sinian ka shpëtuar mirë në përballjen e mbrëmjes së djeshme me Arsenalin në Ligën e Europës.

24-vjeçari ishte i pafat ndaj “Topçinjve” teksa në përpjekje për të shënuar me portën e boshatisur jo vetëm që godet keq, por goditet në mes të këmbëve.

I gjithë episodi është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, ku Sinian rrezikoi në ekstrem dhe me shëndetin e tij për të shënuar, por u tregua dy herë i pafat.

Më pas, ai vazhdoi ndeshjen deri në fund.