Bie stoli i parë në Bundesligë vetëm pas dy javësh nga fillimi i kampionatit. Starti i dobët i sezonit të ri për skuadrën e Schalke 04 solli dhe shkarkimin e trajnerit David Wagner.

Dy humbjet në kampionat ndaj Bayern Munich dhe ndaj Werder Bremen detyruan drejtuesit e klubit të largonin nga detyra 48-vjeçarin, i cili e mori drejtimin e skuadrës më 9 Maj të 2019.

Drejtori sportiv i klubit, Jochen Schneider deklaroi se me ardhjen e Wagner shpresonin që të arrinin rezultate të mira, por për fat të keq kjo nuk ndodhi çka solli dhe vendimin për ta larguar.

Schneider tha se e falënderojnë David Wagner për punën e bërë duke i uruar dhe suksese ku do që të shkojë. Sipas mediave gjermane, ish-trajneri I Mainz, Sandro Schwarz është alternativa kryesore për të zëvendësuar Wagner.