Dy seanca në ditë, Partizani bëhet gati për miqësoren

22/06/2019 - 22:13

Ekipi i Partizanit ka mbyllur ditën e pestë të përgatitjeve, në fazën përgatitore që po zhvillon në Slloveni.

Edhe gjatë ditës së sotme, “demat” kanë punuar me ngarkesa të larta, teksa kanë zhvilluar dy seanca në ditë. Seanca e paradites është shoqëruar me ushtrime tekniko – taktike, ndërsa pasdite trajneri Lerda dhe stafi kanë praktikuar ndeshje brenda grupit.

Ndërkohë, ditën e nesërme është parashikuar edhe një seancë gjatë paradites, ndërsa në orën 18:00 do të luhet edhe miqësorja e parë, ndaj FK Sarajevos. Nga dita e sotme, në Slloveni i është bashkuar grupit, edhe drejtori Olsi Rama.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teuta humbet shërbimet e mbrojtësit Blagoja Todorovski.

Juventusi mbetet shumë i interesuar për Federico Chiesa të Fiorentinës, i cili i impresionoi shumë këtë sezon.

Një lajm i hidhur ka goditur sërish botën e futbollit, duke qenë se Mark Batçelor është vrarë pas një sulmi me armë që i është bërë.

Një harresë, por ata që e kanë gjetur kanë fërkuar duart.

Mbrëmjen e djeshme mbërriti në Torino, ndërsa sot herët, Matijs De Ligt është një "J Medical" për ta kaluar vizitat mjekësore.

Neymar dëshiron të kthehet te Barcelona dhe Paris Saint Germain nuk ka ndërmend të bëjë rezistencë, por ka vënë si kusht kthimin mbrapsht

Bajerni i Mynihut ka mbyllur me sukses negociatat me klubin e Shtutgartit për kartonin  Leon Dajakut.

Tregu i transferimeve të futbollistëve këtë verë do të futet në histori për shkak të shpenzimeve të tepruara financiare të klubeve të La

Momente paniku për bashkëshorten e sulmuesit Mauro Ikardit, teksa ishte duke bërë xhiro me motor uji në Liqenin e Komos së bashku me disa