Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, doli në konferencë për shtyp sot nga Durrësi, para dy ndeshjeve eliminatore të Euro 2020 me Islandën dhe Moldavinë, ku zbuloi edhe listën e futbollistëve me të cilët do të punojë gjatë grumbullimit për këto ndeshje.

Italiani u shpreh optimist teksa beson se skuadra e ka potencialin për të shkuar në Europë. Ai shpjegoi gjithashtu edhe zgjedhjet e bëra për këto 2 sfida, si dhe hodhi dirtë për modulin se si pritet të luajë Kombëtarja.

LISTA- Janë 18 lojtarë që kanë qenë me De Biazin. Janë dhe lojtarët e tjerë që janë afruar nga Panuçi. Javën e kaluar pashë disa lojtarë edhe të Partizanit që janë me cilësi, por duhet të shoh rrotull. Vrionin e kam parë, por më pas e ktheva, pasi nuk kishte gjendjen e duhur. Duhet durim për këto dy ndeshje që kemi. Tani për tani kam një listë me 35 lojtarë që unë po i ndjek. Koha është shumë e shkurtër, ndaj vendosa të marr ata lojtarë që kanë qenë më përpara. Dua t’i jap vazhdimësi punës së De Biazit dhe Panuçit pasi nuk kam pasur kohë për të vlerësuar lojtarët. Është Kumbulla apo Manaj që po luan. Janë 35 lojtarë që po i shohim.

OBJEKTIVAT– E vështirë të thuash se kush është objektivi por do të mundohemi te shkojmë në Europian.  Janë 5 skuadra, 2 të para kualifikohet, nuk kualifikohen të gjitha. Objektivi është të përmirësohemi psikologjikisht e mendojmë se mund të shkojmë. Duhet të ketë bindje nga kushdo që vjen këtu e pastaj të bëjme bilancin. Do mundohemi të rregullojmë pjesën mbrojtëse më pas të kalojmë te sulmi. Çdo lojtar duhet ta ketë të qartë objektivin, para se të vijë në Kombëtare. Kam folur edhe me djemtë. Ata besojnë se kanë ardhur të punojnë me shumë përkushtim. Shqiptarët që janë jashtë e ndjekin shumë këtë ekip është i ndjekur. Baballarët duan që fëmijët të luajnë futboll. Ka pritshmëri për këtë ekip dhe lojtarët që vijnë duhet ta ndjejnë këtë ekip.

MOMENT KYÇ– “Ky është një moment thelbësor, unë kam shkuar në Kroaci në Greqi dhe kam folur me lojtarët. Ka ndryshim, ka entuziazën që unë e ndjej brenda meje. Ngarkesa ime është e madhe, por ata janë shumë pozitiv dhe duan të bëjnë të pamundurën. Nga eksperienca, kur shkon të luash ndaj një skuadre, që ka një nivel me të mirë se ty mund të bësh më mirë. Nuk ka asnjë ndeshje që do të shkojë dëm. Kur ke shpirtin e grupit gjithçka mund ta bëjmë”.

GRUPI– “U mundova të mbaja ata pesë lojtarë që ishin në Greqi. Falenderoj dhe Partizanin për lojtarët, që la të stërviteshin me grupin. Pata mundësi të shihja djemtë, ishte çdo gjë për të parë gjendjen fizike të lojtarëve. Stërvitja e vërtetë do të fillojë që sot”.

EKUILIBRI – “Kishte disa mungesa në këtë aspekt. Por kur janë 6 lojtarë që duan të bashkëpunojnë gjërat shkojnë më mirë. Shpresoj të jap ndihmën time por varet nga bashkëpunimi me lojtarët. Nëse besojnë dhe bashkëpunojnë jemi në avantazh me problemet më parë.

PIKËT – Skuadra duhet të jetë e besueshme. Islanda është shumë e fortë në ajër dhe ne kemi një listë prej 15 lojtarësh dhe kështu kemi mundësi t’i shohim ndeshjet. Do të mundohemi të mos i japim avantazhe Islandës.

PAKËNAQËSITË ME LISTËN –  Kemi lojtarë këtu por mund të kemi edhe të tjerë 10 që janë në pritje. Nuk është e thënë që janë jashtë. Të shohim se çfarë ndodh çfarë objektivi kemi e çfarë rezultatesh marrim. Në bazë të këtyre punojmë për të ardhmen. Do ti shohim të gjithë në vazhdimësi. 11 luajnë, nuk mund t’i aktivizojmë të gjithë. Ai që është thirrur në kombëtare do të jetë krenar, ai që nuk luan do të inkurajojë shokët e skuadrës. Unë të gjithë futbollistët do t’i shoh, do shkoj t’i shoh edhe në klubet e tyre. Do të flas me ta dhe do t’i njoh dhe më shumë në aspektin e karakterit.  Duhet të hyj në mendjen e tyre ti njoh personalisht se si reagojnë. Sot do flas me ta e ti njoh. Këto gjëra të vogla janë ato që bëjnë skuadrën.

SFIDA NDAJ ISLANDËS DHE ERMIR LENJANI – Me Lenjanin është qartësuar gjithçka, kam qenë në Zvicër kam folur me të. Lenjani është lojtar ofensiv dhe ndoshta nuk ishte pjesë e skemave të trajnerit Panuçit. Ai më ka dhënë përshtypjen që ka ardhur me shumë entuziazëm dhe do të mundohemi ta shfrytëzojmë na maksimum. Më vjen keq kur ka probleme mes trajnerit dhe lojtarit. Tani është i disponueshëm. E thashë dhe më përpara që kush thirret në Kombëtare duhet të jetë krenar.

Modulin e bëjnë lojtarët.  Unë luaj me 2 sulmues që nuk e ka bërë kurrë më parë ekipi. Ata duhet të jenë mbrojtësit e parë kur humbim  topin. Nuk do të thotë që luajmë me dy sulmues e është loje ofensive. Për sa i përket pjesës mbrojtëse nuk e kam caktuar akoma. Dua që kur të krijohen mundësitë në zonë, të jetë dikush për të shfrytëzuar mundësinë. Do fillojmë të punojmë këtë javë dhe kur të jemi në gjermani do të kemi gjërat e qarta.

LODHJA– “Do të flas me secilin nga ata dhe t’i pyes janë të lodhur apo jo. Kur ata do të futen në fushë duhet të japin 200% e tyre. Do të shohim lojtarët dhe gjendjen e tyre gjatë javës. Unë punoj me 20 lojtarë me 2 skuadra uroj të bëj zgjedhjet e duhura. Shpesh gjatë javës një lojtar luan mirë, por pastaj ndodh që nuk është në nivelin e kërkuar.

ÇEKIÇI DHE GJIMSHITI- “Operohet sot Gjimshiti, ai ka luajtur këto javë se Atalanta kishte mungesa, më vjen keq se Gjimshitin e kam marrrë unë tek Atalanta dhe këto dy ndeshje nuk do e kem. Ndërsa Çekiçin unë e kam parë, por duhet të bëjë zgjedhje, pasi kisha 4 lojtarë të tjerë. Por, kjo nuk është lista përfundimtare. Vrioni për shembull do të largohet që sot, pasi ka një dëmtim.

REPARTET-  “Siguri nuk kam për asnjë repart. Ndeshja me Izraelin ishte e luajtur mirë, pasi e pashë. Do shoh djemtë nëse më japin siguri. Do të shihet në ditët në vazdimësi, unë varem nga ata, pasi me entuziazmin e tyre do ecim.

GJUHA SHQIPE- “Unë i kuptoj shumë mirë gjuhët, por nga ju s’kam kuptuar asgjë. Duhet të jem më i kujdesshëm. Në Friuli aty ku banoj unë, ka shumë shqiptarë që jetojë aty, disa më ndihmuan të ndërtojë shtëpinë. Edhe këtu do të ndërtojmë një shtëpi dhe do të shohim pas dy ndeshjeve. Ju kërkojë kohë të ndërtojë skuadrën dhe më vonë mund të kemi një bashkëbisedim më të gjatë”.

DE BIAZI – “Ky shkopi godet fortë, por dua të gjejë ekuilibrin. Kam folur me De Biazin dhe kam marrë gjëra pozitive. Unë nuk jam mësuar të flas keq për kolegët e mi. Panuçi ishte i pafat. Dua të bëj një menaxhim demokratik të grupit. Nëse duhet “bastuni” do ta përdor, por jo gjithmonë”.