Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. Bëhet fjalë për trajnerin e Kombëtares, Edi Reja! Sipas prestigjiozes italiane, “Gazzetta dello Sport”, Edi Reja nuk do të jetë më trajner i Shqipërisë.

I njëjti burim raporton se kontrata e trajnerit italian ka përfunduar në ndeshjen ndaj Francës dhe nuk do të rinovohet më.

“Ndërkohë trajneri Reja po mbyll eksperiencën shqiptare. Kontrata ka mbaruar në ndeshjen e fundit kualifikuese. Trajneri do të takohet me presidentin e federatës, por divorci duket i paevitueshëm”, shkruan “Gazzetta dello Sport”.