E rrallë ajo që ka ndodhur në Rusi.

Një futbollist, Ivan Zaborovskiy, gjatë një seance stërvitore me ekipin e tij, Znamya Truda, është goditur nga rrufeja dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Vetë klubi rus, njofton se portieri i tretë i skuadrës është nën kujdesin intensiv të mjekëve dhe se shpresojnë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt.