“Lufta e ftohtë” mes Nejmarit dhe mbrojtësit të PSG-së Alvaro Gonzalez ka vazhduar në rrjetet sociale pas Superkupës së Francës, ku dje në mbrëmje parizienët mposhtën 2-1 marsejezët. Ka qenë braziliani i pari që ka provokuar spanjollin: “Hej, a je ti Alvaro?” dhe më pas mes tyre janë shkëmbyer mesazhe provokuese.

“Prindërit më kanë mësuar që t’i hedhë jashtë mbeturinat. Vazhdo, Olimpik Marsejë”, shkruan Gonzalez.

Nejmar nuk e ka lënë me kaq duke i treguar se ai është një kampion që fiton trofe, ndryshe nga rivali. “Ti ke harruar se si ngrihen trofetë!”.Por, lojtari i Marsejës nuk ia përton yllit të PSG-së duke i treguar foton e Pelesë me tre Kupa Bote. “Ti do mbetesh gjithmonë në hijen e mbretit”.

Nejmar e mbyll në fund bisedën në “Twitter” duke ironizuar akoma më shumë mbrojtësin spanjoll.“Dhe t’i mbetesh gjithmonë në hijen time. Të kam bërë të famshëm. Je i mirëpritur”, shkruan ish-sulmuesi i Barcelonës.

Marrëdhëniet me Nejmarit dhe mbrojtësit Alvaro Gonzalez janë acaruar që prej ndeshjes së kampionatit francez të 13 shtatorit të vitit të kaluar, ku të dy futbollistët u konflikuan në fushë me Nejmarin që e goditi me shpullë pas koke lojtarin iberik. Ai e akuzoi Gonzalezin për racizëm, por Liga Franceze konstatoi se pretendimet e brazilianit ishin të pabaza.