Amadu Latif e mbylli aventurën me Teutën, sezonin që lamë pas, dhe tashmë ka zgjedhur që të largohet nga Shqipëria, dhe të vijojë karrierën në një kampionat tjetër.

Ditën e sotme, ai ka udhëtuar drejt Izraelit, ku tashmë do të jetë një lojtar i FC Kafr Qasim, klub i cili militon në ligën e dytë izraelite.

Sulmuesi nga Gana, ishte pjesë e Teutës që nga viti 2017, teksa në dy sezone me durrsakët, u aktivizua në 63 takime, e duke shënuar një total prej 18 golash në kampionat.

Latif kërkohej edhe nga klube të tjera në Shqipëri, por tashmë ai ka zgjedhur Izraelin, si një etapë të re në karrierën e tij.

Latif në Izrael u prit si një yll i vërtetë, ku në aeroport kishin dalë përfaqësues të klubit, si dhe dhjetëra tifozë, duke i uruar kështu një mirëseardhje të ngrohtë.