Nuk kishte me vete dokumente identifikimi, gjyqtarin e shpëton Wikipedia. Howard Webb është një prej ish-gjyqtarëve të njohur. Anglezi mbahet mend si arbitri kryesor në finalen e Kampionatit Botëror të vitit 2010 mes Spanjës dhe Holandës.

Ish-gjyqtarit anglez i ka ndodhur së fundmi një episod i çuditshëm. 48-vjeçari ishte nisur të futej në një lokal nate në New York, por nuk kishte dokumente identifikimi me vete. Ai është ndaluar nga truprojat në derën e jashtme, por menjëherë ka dalë nga situata.

Webb, duke qenë mjaft i njohur, u ka treguar truprojave faqen e tij në Wikipedia dhe pasi e kanë identifikuar, e kanë lënë të futet në lokal.