Një episod skandaloz ka ndodhur në futbollin bolivian. Një lojtar sulmoi trajnerin e tij, pasi nuk e kapërdiu dot zëvendësimin.

Thiago dos Santos, futbollist i Nacional Potosit, iu turr trajnerit Edgardo Malvestiti me duar dhe fyerje të rënda.

Vetëm ndërhyrja e shokëve të skuadrës ndaloi përshkallëzimin e situatës.