Më në fund pritja mbaroi për tifozët e Liverpool. Ekipi i tyre i zemrës u shpall kampion ditën e mërkurë, kur Manchester City u mposht 2-1 nga Chelsea. Menjëherë pas përfundimit të takimit, rreth 5,000 tifozë rrethuan stadiumin “Anfield Road”, duke festuar titullin e munguar prej 30 vitesh. Festa e tyre mori vëmendje të madhe nga mediat britanike dhe jo vetëm, pasi është në kundërshtim me të gjithë rregullat anti-Covid.

“Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin “Pier Head” në 26 qershor dhe disa prej tyre injoruan masat e distancimit social. Qyteti ynë është ende në një krizë të shëndetit publik dhe kjo sjellje është krejtësisht e papranueshme. Rreziku i mundshëm i një piku të dytë të COVID-19 ekziston dhe duhet të punojmë së bashku që të sigurohemi që nuk do të zhbëhet gjithçka e arritur gjatë bllokimit të gjithë rajonit.

Kur të jetë kushtet e duhura, do të punojmë të gjithë për të organizuar një paradë fitoreje, ku të gjithë mund të vijnë të festojmë së bashku. Deri atëherë, siguria e qytetit tonë dhe e njerëzve tanë vijon të jetë përparësia numër një për ne”, shkruhet në deklaratën e klubit anglez.