Një trajner i portierëve në Zambi është përjashtuar pasi spërkati shtyllat e portës dhe urinoi përpara një ndeshjeje të kampionatit.

Çarls Çilesh, trajneri që stërvit portierët e skuadrës Forest Rejnxhërs, u filmua duke shkelur kodin e etikës në fushë përpara se ekipi i tij të përballej me Prizën Leopards.

Çilesh spërkat shtyllat e portës me një solucion dhe më pas urinon. Por, ai është shoqëruar nga forcat e rendit jashtë fushe.

Federata e Futbollit të Zambisë vendosi më pas ta përjashtonte trajnerin për shkelje të etikës dhe sjellje të pahijshme.