Dy këmbë bronzi mbijnë nga një bllok guri. Kaq ka mbetur nga statuja e Zllatan Ibrahimoviç, e cila peshonte 500 kilogramë dhe që u përurua tetorin e shkuar jashtë stadiumit të Malmos, në kujtim të heroi lokal dhe një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit suedez.

Pasi u pre te kaviljet dhe u rrëzua përtokë në aktin e fundit vandal ndaj saj, statuja është çuar në një vend sekret ku do t’i nënshtrohet një serie riparimesh.

Që kur Ibra shpalli nëntorin e shkuar blerjen e Hamarbit, klub i Stokholmit dhe rival i Malmos, tifozët e qytetit të tij u zemëruan shumë dhe e cilësuan si një akt tradhëtie. Statuja do të kthehet aty ku ishte pasi të riparohet dhe në pranverë autoritet do të vendosin në do ta zhvendosin në një tjetër vend.