Borusia Dortmund ka regjistruar një fitore të pastër 3-0 në fushën e Volfsburg ndeshjen e saj të parë për këtë sezon në Bundesligë, ku nën drejtimin e Peter Bozh do të mundohet të thyejë dominimin e Bajern Mynihut.Suksesi i sotëm erdhi falë talentit të Kristian Pulisiç, i cili vendosi një rekord të ri në ditën e sotme, ku shënoi gol dhe dha asist. Në moshën 18 vjeç, 11 muaj e 1 ditë, ai u bë futbollisti i huaj më i ri që arrinte kuotën e 6 golave në Bundesligë.

Në ndeshjet e sotme ka regjistruar një fitore jo të thjeshtë Hamburgu, duke mundur 1-0 Augsburgun. Në fushën e lojës mungonte Mërgim Mavraj, i cili ka ndjekur ndeshjen nga tribuna, i lënë pushim për shkak të një dëmtimi të pësuar gjatë javës. Për Hamburgun, që duket se këtë sezon do të vazhdojë të luajë për mbijetesë, goli i vetëm u shënuar nga Myler.