Edhe gjigantët e Premier League-s në garë për Hysajn

19/06/2019 - 17:19

Një tjetër klub i madh europian po mendon për Elseid Hysajn, i cili pak kohë më parë u shpreh qartë se ka ardhur momenti të kërkojë një eksperiencë të re, larg Napolit.

Mbrojtësi i Kombëtares Kuqezi është kërkuar nga Atletico Madridi, por edhe nga Juventusi (shkodrani ka marrëdhënie shumë të mira me Sarrin), e tashmë në garë futen e “Djajtë e Kuq”, që sipas medieve italiane kanë nisur kontaktet me drejtuesit napolitanë, për të kuptuar mundësitë e transferimit të 24-vjeçarit në “Old Trafford”.

Me largimin e Antonio Valencias, trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka nevojë për një alternativë të besueshme në krahun e djathtë dhe Hysaj ka karakteristikat e duhura për këtë rol.

Norvegjezi nuk ka mbetur i kënaqur nga Young (nuk ka mundur të përshtatet si duhet), kështu që ka nevojë për një lojtar që përveç besueshmërisë që jep në të djathtë, të ketë aftësinë për të luajtur edhe në të majtë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Arsenali, Barcelona dhe Evertoni janë klubet e interesuara për shërbimet e sulmuesit të Juventusit, Moise Ken.

Reali i Madridit u mposht me rezultatin 3-1 nga Bayerni i Mynihut në sfidën e vlefshme për International Champions Cup, ndërsa në fund të

Milani ka nevojë urgjente të shesë disa lojtarë para se të bëjë ndonjë investim madhor dhe tashmë duket se është pranë përfundimit operac

Mauricio Sarri ka një “bandë” të denjë për të bërë tifozët të ëndërrojnë, një “tank” me nëntë zero, më saktësisht me vlerë prej 1 miliard

Një ditë para ndeshjes me Manchester United, Antonio Conte nuk u tregua aspak i rezervuar, teksa “shigjetoi” drejtuesit e klubit, duke u

Mbrojtësi Rustem Hoxha beson se Teuta do të marrë pjesë në Kupat e Europës edhe pas një viti.

Klubi i Teutës përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ka bërë me dije se është ndërprerë bashkëpunimi me Tefik Osmanin.

Vendimi i konfirmuar edhe nga CAS për të pezulluar me 10 vite dhe 1 milionë euro gjobë Skënderbeun ka krijuar një situatë të pakëndshme t

Shumë skuadra zgjedhin zonat me kushte klimaterike mesatare për t'u përgatitur për sezonin e ri.