Edi Martini nuk mund ta fshihte zhgënjimin për humbjen në “Niko Dovana” ndaj Laçit. Trajneri i durrsakëve, në “Gol pas Goli” e pranoi se nuk mund të gjente justifikime për këtë disfatë.

“Për ne Ishte detyrim fitorja, edhe pse kishim Laçin përballë. Laçi e meritoi fitoren dhe pa dyshim që jam i zhgënjyer.”

Teuta pa sulmues: 

“Ishim përgatitur që Kulibali të ishte në fushën e lojës dhe lojtarët që nuk ishin programuar për të luajtur u gjendën të papërgatitur, por ky nuk është një jusftifikim. Kemi bërë tre afrime në sulm (Kulibali, Hebaj dhe Kruja), por sot nuk mund të luanin. Ishte e pamundur që sot të federoheshin. Them se e kemi zgjidhur problemin, por pres që të ketë dhe disa përmirësime.”

Pauza, ndikim negativ: 

“Do të ishte mirë të vazhdonim pa ndërprerje, pasi kishim moralin lart, por janë gjëra që nuk janë në dorën tonë. Duhet të shohim përpara.”