Ekipi i kriketit i Bangladeshit i ka shpëtuar sulmit fatal terrorist në një xhami në Christchurch të Zelandës së Re. Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka thënë se 49 njerëz u vranë në sulmet terroriste në dy xhami, dhe më shumë se 40 të tjerë u plagosën seriozisht.

Ekipi i Bangladeshit mbërriti në xhaminë Al Noor, afër Hagley Oval, kur kishte nisur sulmi terrorist. Një anëtar i ekipit shkroi në Twitter se ekipi i Bangladeshit ishte shumë me fat që shpëtoi dhe se ai nuk do të donte kurrë të shihte gjëra të tilla në të ardhmen.

Bangladeshi ka njoftuar se ekipi është i sigurt tani në hotelin e vet dhe se do të rikthehet në shtëpi në ditët në vazhdim.