Trajneri i Bayernit të Mynihut, Hansi Flick, ishte i zhgënjyer pas eliminimit në turin e dytë të Kupës së Gjermanisë.

55- vjeçari tha për “ARD” se skuadra e tij bëri shumë pak për ta merituar kualifikimin.

“Është një rezultat shokues. Edhe pse dominuam ndeshjen, nuk arritëm ta mbyllnim atë dhe më pas pësojmë golin e barazimit në sekondat e fundit. E pabesueshme. Por, më duhet të uroj Kielin i cili luftoi deri në fund dhe besoi te kualifikimi.Ata na dhanë një mësim të mirë se si duhet luftuar në fushën e lojës.

Na duhet të punojmë shumë në aspektin mbrojtës, kemi shfaqur dhe vazhdojmë të shfaqim shumë probleme. Nuk arrijmë dot të dalim në lojën tonë dhe për këtë duhet të punojmë në të ardhmen”, tha trajneri i kampionëve të Gjermanisë.