Shtypi sportive italian ka qenë shumë i ashpër me në titujt e sotëm pas eliminimit të të kaltërve nga Suedia në fazën play off të Botërorit. Për Gazzetta Dello Sport ky është: "Fundi, Italia pa Botëror pas 60 vitesh".

Edhe më kritik titulli i Corriere Dello Sport "Të gjithë jashtë". Tutto Sport gjithashtu nuk kursehet ndaj kombëtares: "Të gjithë në shtëpi".

'Spanja As' shkruan në ballinë: "Italia nuk do të shkojë në Botëror". Ndërsa Marca: "Një Botëror pa Italinë". Bild Online gjithashti si lajm të parë ofron eliminimin e të kaltërve: “Italia jashtë!”