Emiljano Vila: Duhet të driblojmë dhe më pas ta mposhtim virusin

26/03/2020 - 15:44

Mesfushori i Teutës, Emiljano Vila, jep një mesazh mjaft domethënës në këto momente të vështira që po kalon vendi dhe e gjithë bota për shkak të pandemisë së Koronavirusit.Durrsaku theksoi ndër të tjera se futbollistët po luajnë kampionatin e jetës në këtë moment. Ai tregoi si e kalon kohën dhe stërvitjen individuale që bën. Si për të konfirmuar këtë, Vila vendosi në dispozicion të gazetës edhe matësin elektronik për vrapimet që kishte bërë gjatë ditës së sotme, natyrisht në orën e lejuar.

Emiliano, pas tërmetit që tronditi vendin dhe veçanërisht Durrësin, tashmë vjen edhe përhapja e koronavirusit…

Janë situata të vështira. Me tërmetin i shihnim dëmet, ndërsa këtë virus nuk e dallon dot. Nuk mund t’i karahasojmë të dyja. Është vërtet një situatë e rëndë, që shpresojmë të kalojë sa më shpejt.

Si po e kalon kohën dhe sa e vështirë është për një lojtar të mbyllet në shtëpi?

Jemi larg fushës, aty ku stërvitemi çdo ditë dhe kjo ndikon shumë në anën tonë psikologjike. Megjithatë, kjo që po ndodh është ndeshja më fortë për të gjithë. Duhet të kesh vullent për të qëndruar në shtëpi dhe zbatuar të gjitha këshillat e autoriteteve. Fusha është atje duke na pritur, por njëkohësisht ne po luajmë kampionatin e jetës.

Keni një mesazh për ata që mezi po e përballojnë këtë situatë të paprecedentë?

Duhet të shpenzoni sa më shumë kohë me familjen. Bëni ushtrime në kushte shtëpie dhe argëtohuni. Ju këshilloj ta mendoni këtë situatë si një ndeshje futbolli, ku virusi duhet dribluar dhe në fund të gjithë bashkë të fitojmë. E rëndësishme është që të qëndrojmë në shtëpi, sepse kështu mbrojmë veten dhe familjen.

Prej datës 13 mars Teuta nuk po stërvitet, ashtu si dhe ekipet e tjera. Ju çfarë keni bërë në këtë periudhë për të ruajtur gjendjen fizike?

Që pas ndërprerjes së kampionatit, stafi teknik ka bërë një plan stërvitor, të cilin po e zbatoj. Po stërvitem në kushte shtëpie, edhe pse nuk është njësoj si terreni sportiv. Dalë për vrap dhe madje sot kam përshkruar 9 kilometra. Është e vështirë, por duhet të durojmë. Mënyra më e mirë është të stërvitemi për të hequr disi mendjen nga ky virus. Unë personalisht po mundohem të shoh edhe ndonjë program televiziv, pikërisht disa gjëra që nuk mund t’i bënim më parë prej kohës së reduktuar që kemi pasur.

Me shpresën se kampionati do të nisi në muajin e ardhshëm, ku e shikoni Teutën në fund të këtij sezoni?

Në këtë moment nuk mendoj për futboll apo rivalë. Thjesht duhet të jemi të gjithë të bashkuar për të kaluar këtë situatë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria italiane mendon të shuajë polemikat që kanë shpërthyer mes klubeve të Serisë A në lidhje me rikthimin në stërvitje të futbollistë

 Në qershorin e vitit të kaluar një aksident fatal me makinë i mori jetën ish-futbollistit të Arsenal, Real Madrid e Seviljes, Hoze Anton

Futbolli është pezulluar pothuajse në të gjithë botën, për shkak të Koronavirusit, me vetëm pak shtete ku luhet ende. Të shumta janë dile

Në këto ditë të vështira karantinimi, klubi letonez i Rigës, iu ka kërkuar futbollistëve që të zgjedhin 5 gjërat e tyre të preferuara që

Lorenco Vila është i izoluar në shtëp si çdo futbollist tjetër në këtë situatë ku ndodhet vendi.

Pavarësisht shpresave të shumta për të fituar pafajësinë, piloti italian i skuadrës së Aprilias, Andrea Iannone mori një goditje të rëndë

Ndërsa pandemia e koronavirusit po gjunjëzon të gjithë botën, FIFA vrapon për të shpëtuar futbollin.

Ish-presidenti i Marsejës, Pape Diof, u nda nga jeta ditën e djeshme, në moshën 68-vjeçare, pasi u infektua me koronavirus.

Këshilltari i ekipit të Formulës 1 Red Bull, Racing Helmut Marko i propozoi pilotëve të skuadrës austriake për t’u infektuar me koronavir