Ëndrra për të fituar Ligën e Kampioneve, ja shpërblimet për lojtarët e Mançester Sitit në rast suksesi

07/08/2020 - 17:18

Deri në 15 milionë paund do të arrijnë në total shpërblimet e lojtarëve të Mançester Sitit në rast të një triumfi në Champions këtë sezon. “Qytetarët” janë favoritë për të siguruar një biletë në çerekfinale pas suksesit 2-1 në Madrid në ndeshjen e vajtjes së 1/8-ave.

Dhe në rast se sot do të eliminojnë Realin, atëherë në çerekfinalen në Lisbonë më 15 gusht do të gjejnë një mes Juventusit ose Lionit.

Por, disa nga yjet e skuadrës, si Kevin de Bryjne, Serxho Aguero apo David Silva, pritet të marrin një shpërblim të jashtëzakonshëm në rast se do të ngrenë trofeun për herë të parë në historinë e klubit. Siti nuk ka një strukturë bonusesh të barabartë mes skuadrës.

Shpërblimet e futbollistëve përcaktohen individualisht në kontratat e tyre. Dhe ato nisin nga 400 mijë paund për lojtar, deri në 1 milion paund. Champions-i është i vetmi trofe që Guardiola nuk ka fituar në “Etihad” dhe ai nuk ka shkuar përtej fazës çerekfinale në 3 sezone.

Megjithatë, këtë vit skuadra e tij konsiderohet favorite për të triumfuar në Lisbonë, së bashku me Bajernin e Mynihut. Kështu që, kënaqësia për të siguruar trofeun historik të Ligës së Kampioneve për “Qytetarët” do të motivohet edhe prej shpërblimeve marramendëse që klubi milioner ka vendosur për yjet e tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Fitorja përballë Ferencevarosi u shoqërua me rinovime në shtëpinë e Barcelonës.

Për UEFA-n nuk ka asnjë dyshim: Napoli-Az Alkmaar do të luhet, duhet të luhet.

Fitorja e Lacios ndaj Borusia Dormtund në ndeshjen e parë të këtij edicioni në Ligën e Kampioneve, sigurisht që është shoqëruar me elozhe

“Sky Sport UK” zbuloi se me një nismë të mbështetur edhe nga FIFA, kanë nisur negociatat me disa klube, për krijimin e Premier League-s E

Talenti i Barcelonës, Pedri, duket se e ka tepruar me modestinë e tij, madje së fundmi ka përfunduar në qendër të vëmendjes në rrjetet so

Teuta ka nisur përgatitjet, ndërsa durrsakët ashtu si ekipet e tjera të elitës janë në pritje të një vendimi që do të ketë nëse fillon ka

Rustem Hoxha është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Teutës.

Xhordan Pikford ishte autor i një ndërhyrje të ashpër ndaj Virxhil Van Dijk në derbin e “Merseyside”, me mbrojtësin, që dëmtoi ligamentet

Zhvillimi i ndeshjeve pa praninë e tifozëve nxjerr zbuluar futbollistët apo stafet teknike në komunikimet  mes tyre përgjatë lojës.