"Erdogan mi mori të gjitha, tani punoj taksist", rrëfimi prekës i ish-futbollistit: Prindërit e mi janë të sëmurë me kancer dhe s’mund të …

13/01/2020 - 16:49

Hakan Shukur shkroi historinë me Turqinë në vitin 2002, duke u renditur të tretët në Kupën e Botës. Ish-sulmuesi është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit turk, ndërkohë tashmë, në moshën 48-vjeçare, Hakan Shukur është katandisur si mos më keq.

Shkak është bërë një konflik me presidentin Taip Erdogan. Ish-sulmuesi i Interit, Torinos, Parmës, e shumë skuadra të tjerë, i doli kundër liderit të Turqisë, dhe kjo gjë duke se i kushtoi shtrenjtë.

Ai tashmë ka emigruar në Amerikë, teksa punon si taksist. Në rrëfimin e tij prekës, legjenda e futbollit turk, tregon “masakrën” që i është bërë atij dhe familjes së tij nga Erdogan.

“Aktualisht jam duke jetuar në Uashington, punoj si taksist. Erdogan mori gjithçka nga unë. Mori të drejtën për të jetuar, punuar dhe shprehur mendimin në vendin tim. Dyqani i gruas sime u shkatërrua nga vandalët, fëmijët e mi bezdiseshin në rrugë. Kam marrë kërcënime pas intervistës që dhashë. Kur u largova në vitin 2015, burgosën babain tim dhe konfiskuan pasurinë time.

Prindërit e mi janë të sëmurë me kancer dhe nuk mund të kthehem e t’i takoj. Kur isha anëtar i partisë së Erdogan, Turqia ishte një vend me standardet e Bashkimit Europian dhe kishte shumë financime. Por, politika e Erdogan ka bërë një hap pas dhe është kthyer drejt Lindjes së Mesme.

Grushti i Shtetit në vitin 216- Askush nuk ka qenë në gjendje të shpjegonte çfarë roli kisha unë. Kam bërë vetëm gjëra në përputhje me ligjin, nuk jam një terrorist apo tradhtar. Adhuroj flamurin dhe vendin tone”, u shpreh Hakan Shukur.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Finalja e Kupës së Shqipërisë të këtij edicioni do të shohë përballë njëra-tjetrës skuadrat e Tiranës dhe Teutës, dy ekipe të cilat do të

Dejvid Kapllanin mund ta quani ndryshe “njeriun e Kupës”. I shënoi Vllaznisë në çerekfinale dhe tashmë Kukësit.

Teuta ia doli të kalojë në finale, duke mposhtur Kukësin me përmbysje, në një ndeshje me të vërtetë spekatkolare.

Diego Armando Maradona mbetet një personazh i shumë bëmave jasht

Interi është gati t’i ofrojë Milan Skriniarin Manchester United për të bërë të mundur transferimin në Milano të sulmuesit francez të “Dja

Luis Suarez ka thënë se sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, do të ishte i mirëpritur në Camp Nou, duke e quajtur një lojtar me të vërte

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i dha të drejtë Man.City duke shfuqizuar dënimin e dhënë nga UEFA.

Futbollisti i Interit Marselo Brozoviç reagoi në mënyrë ironike ndaj heqjes së patentës së automjetit të tij dhe gjobitjes prej klubit pë

Drejtori sportiv i Romës Xhanluka Petraki është shkarkuar nga detyra që mban në klubin verdhekuq.

Simon Kjaer është futbollist i Milanit.Ashtu siç u paralajmëruar ditën e djeshme, klubi kuqezi ka shfrytëzuar opsionin e të drejtë së ble