Shqipëria dhe Kosova përballë njëra tjetrës në kualifikueset e Euro 2021. Golgat janë treguar të pamëshirshme duke projektuar një “vëllazërore”, që nuk mund të jetë e tillë në fushën e blertë në një turne zyrtar.

Të dyja përfaqësueset shqiptare bëjnë pjesë në Grupin 3 (nga 9 gjithsej) së bashku me Anglinë, Austrinë, Turqinë dhe Andorrën. Një grup vërtet shumë i vështirë, duke marrë në konsideratë faktin që si Anglia ashtu dhe Austria janë skuadra shumë cilësore. 

Kujtojmë që Kosova ishte pjesë e vazos së katërt në  këtë short, ndërkohë që Shqipëria u pozicionua një vazo më poshtë, pra në të 5-tën. Është përcaktuar edhe kalendari me datat përkatëse, me ndeshjet që nisin në mars të 2019-ës e përfundojnë në tetor të vitit 2020.

Group 3

Anglia

Austria

Turqia

Kosova

Shqipëria

Andorra

Datat e kualifikueseve:

18–20 mars 2019

3–11 qershor 2019

2–10 shtator 2019

7–15 tetor 2019

11–19 nëntor 2019

23–31 mars 2020

31 gusht–8 shtator 2020

5–13 tetor 2020

Play-offs: 9–17 nëntor

Finalet: Qershor 2021