Falje për skandalin e ngatërrimit të himnit në ndeshjen me Shqipërinë nuk ka kërkuar vetëm Presidenti Macron. Së fundmi Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet i ka kërkuar falje tifozëve shqiptarë për skandalin e krijuar para ndeshjes që u luajt të shtunën në Stade de France.Në një letër të dërguar presidentit të FSHF-së Armando Duka, Le Graet lavdëroi ndjenjën e jashtëzakonshme të “fair-play” dhe profesionalizmit nga të treaguara nga delegacioni shqiptar.

Ja letra e plotë:

I dashur President,Në emër të Federatës Franceze të Futbollit, ju lutem pranoni sërish keqardhjen dhe faljen time të sinqertë për Federatën Shqiptare të Futbollit dhe të gjithë tifozëve Shqiptarë pas luajtjes gabim të himnit kombëtar para nisjes së ndeshjes kualifikuese mes Francës dhe Shqipërisë, të mbajtur të shtunën e kaluar.Për më tepër, pavarësisht ngathtësisë të dukshme, do doja të lavdëroja ndjenjën e jashtëzakonshme të “fair-play” dhe profesionalizmit nga delegacioni shqiptar gjatë incidentit turpërues.Sinqerisht shpresoj se kjo situatë kompromentuese nuk do ndikojë në marrëdhënien, dhe veccanërisht në miqësinë, mes Kombëtareve tona, dhe do jemi në gjendje të ndjekim bashkëpunimin për të mirën e futbollit.

Sinqerisht, Noel Le Graet.