Festë kuqezi në “San Siro”! Ibra thyen mallkimin 4-vjeçar të Milanit ndaj Interit

17/10/2020 - 20:15

Milani fiton në derbi në kampionat pas më shumë se 4 viteve. Kuqezinjtë kanë mposhtur Interin ditën e sotme, me rezultatin 2-1. Zlatan Ibrahimoviç ishte padyshim protagonisti kryesor, teksa me dopietën e tij në minutat 13’ me penallti dhe 16’, i dha fitoren të besuarve të Piolit.

Pjesa e parë ishte me të vërtetë spektakolare, teksa u shënuan të 3 golat e ndeshjes, me Lukakun që realizoi në minutën e 29’ për Interin.

Pjesa e dytë foli thuajse e gjitha për Interin, që dominoi gjatë gjithë kohës, duke kërkuar me ngulm golin, por pa sukses, ndonëse iu afrua disa herë me Lukakun.

Zikaltërit fituan penallti në minutën e 76’, kur Donaruma ndërhyn ndaj Lukakut dhe arbitri akordon penallti. Megjithatë pas konsultimit me VAR, ndryshohet vendimi pasi sulmuesi zikaltër ishte në pozicion jashtë loje më parë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nuk do të ketë sfidë Lionel Messi kundër Cristiano Ronaldo.

Pas një vere të trazuar, karakterizuar nga kriza me Leo Messi, Barcelona zhytet në kaos pikërisht në vigjilje të sfidës së Champions Leag

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Pas golit ndaj Young Boys që i dha fitoren Romës në ndeshjen e parë në grupe në Europa League, Marash Kumbulla u bë sërish protagonist me

Pozitat e Pep Guardiolës në stolin e Manchester City-t nuk janë aq stabël si më parë, sidomos pas eliminimit që pësuan “qytetarët” në edi

El Clasico” nuk përfundon kurrë. Polemikat që rrethojnë ndeshjet mes Barcelonës dhe Realit të Madridit janë të pafundme.

"Teuta ka sulmin më të frikshëm në Superiore, titulli kampion mbetet objektivi i vetëm".

Kampionati i Kategorisë Superiore duhet të kishte nisur më 12 shtator, por klubet e organizuara në Ligën Profesioniste të Futbollit mendu

Manchester City ka konfirmuar vdekjen e ish-lojtarit të akademisë së tij, Jeremy Wisten, i cili ndërroi jetë të dielën në moshën 17-vjeça

Ditën e sotme në mediat angleze qarkulloi lajmi se Paul Pogba kishte braktisur kombëtaren e tij.