* Forca të shumta policie gjatë stadiumit. Ishin të paktën tri kontrolle për emrin dhe një fizik, mes uniformave blu dhe sigurisë private.

* Mbi 200 vetë të pranishëm në stadium. Masat e marra nga federata ishin të kota, pasi tifozë të ndryshëm kishin hyrë në stadium. Ishte Tirana ajo që doli e para në fushë. Si fillim dolën dy afrimet e reja, Avdijaj dhe Toli, e më pas portieri Qirko. Më vonë dolën portierët e Teutës dhe dy skuadrat.

* Stafi i stadiumit e merr me sportivitet punën. Bën prova zëri me himnin kombëtar.

* Ish-lojtari i Kombëtares, Edmond Kapllani, dhe vëllai i madh i tij, Xhevahir Kapllani, ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur sfidën e durrsakëve me Tiranën, pasi në fushë ishte edhe një Kapllan i tretë, i biri i Xhevos.

* Presidenti i Tiranës, Refik Halili, e ka ndjekur vetëm ndeshjen, ndërkohë presidenti i Teutës dhe ai i FSHF-së ishin një kat më lart për të ndjekur skuadrën e tij.

* Delegati i takimit, Marjus Sulejmani, kërkon nga tifozët e Teutës që të hapen, sepse janë ngjitur me njëri-tjetrin.

* Fusha e “Air Albania”-s vazhdon të jetë në një gjendje të mjerueshme.

* Kapje e shtyrje mes lojtarëve të dy skuadrave para një goditjeje këndi. Për duar të zgjatura dhe fjalë ndëshkohen Frashëri e Ngo. Egbo dhe Xhafa shumë të nevrikosur protestojnë për gjykimin e Hamitit.