Fiorentina nuk heq dorë nga Marash Kumbulla. Skuadra italiane ka nisur nga puna për të bindur mbrojtësin shqiptar të pranojë ofertën e tyre për sezonin e ri. Për 19-vjeçarin ofertat janë të shumta ndërsa dhe Interi është futur në garë fuqishëm.

Sipas mediave italiane, Fiorentina është gati të paguajë rreth 17 milionë euro për kartonin e tij, por fillimisht duhet gjetur akordin me lojtarin.

Kumbulla beri debutimin e tij me Hellas Veronën këtë sezon duke shkëlqyer dhe tashmë janë të shumta skuadrat që e kërkojnë. Në merkaton e verës pritet të ketë një ankand për të, ndërsa Hellas Verona shpreson të fitojë sa më shumë.