Klubi durrsak, pas zyrtarizimit të Aleksit, që vjen nga Luftëtari, ka njoftuar edhe firmën me sulmuesin shkodran, Arlind Kalaja, që bëhet kështu afrimi i pestë për “Djemtë e Detit” që nga nisja e përgatitjeve për Europa League.

Kujtojmë që Kalaja gjatë sezonit të kaluar ka luajtur me Kukësin gjatë dy fazave të para e më pas me Kastriotin e Krujës, që pavarësisht se bëri të pamundurën gjatë dy fazave të fundit për të mbijetuar, nuk mundi ta arrinte këtë objektiv.