Dejan Kulusevski firmosi me Juventusin në merkaton e janarit, teksa do të luajë me bardhezinjtë duke filluar nga sezoni i ardhshëm, pasi të ketë përfunduar sezonin aktual me Parmën.Talenti suedez ka qenë një nga zbulimet më të mëdha në Serie A këtë sezon, ku kërkohej nga ekipe të mëdha si Interi dhe Juventusi, por në fund zgjodhi bardhezinjtë.

Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori ka treguar një sekret, ku shprehet se është frymëzuar nga mesfushori Adnan Januzaj dhe i kishte thënë babait të tij se dëshironte të bëhej si ai.

“Isha në Suedi dhe po shikoja një ndeshje të Junajtid në TV, teksa aty debutoi Januzaj. Ai hyri në fushë me një personalitet të jashtëzakonshëm, ndonëse ishte ndeshja e tij e parë si profesionit. Mua më pëlqeu shumë ai dhe i thashë babait tim se doja të isha i tillë dhe të luaja si Januzaj. U lidha me numrin 44 prej tij, mësova disa gjëra dhe u dashurova me atë numër”, u shpreh Kulusevski.