Fitoi Kupën me Teutën, flet Martini: U shpërblyem për sakrificën e bërë

02/08/2020 - 22:37

Edi Martini është shfaqur shumë i lumtur pas fitimit të titullit me Teutën, ku mposhtën Tiranën me rezultatin 2-0. Trajneri i durrsakëve është shprehur se ky ishte një shpërblim për të gjithë ekipin, për të gjitha sakrificat e bëra deri këtu.

“Kjo është një shpërblim i asaj punës që kemi bërë për gjithë këtë kohë, ku kemi sakrifikuar shumë. Na u shpërblyen të gjitha sakrificat. Në tension jam gjatë gjithë ndeshjes.

Këta çuna e meritonin këtë trofe, për atë që kanë treguar. E kisha pritur këtë trofe. Në çdo aksion lutesha që të mos pësonim gol. Kisha frikë, por kisha edhe besim te çunat. Edhe kur isha pesimist çunat më jepnin zemër dhe e kundërta.

E kam thënë edhe më parë. E mora Teutën kur ishin në mes të tabelës, e njihja skuadrën deri në një farë mënyrë por jo plotësisht. Gjatë ndalesës së pandemisë u njohëm më mirë, Që atëherë unë kisha besim absolut te djemtë dhe ja ku përfunduam.

Kallaku është larguar nga ekipi, i cili ishte shumë i rëndësishëm. Varet si do punojë klubi. Unë dua që t’i kem të gjithë këta djem. Ne duhet t’i afrohemi Tiranës dhe Kukësit me blerje dhe të jemi konkurrentë me ta. Ja dedikoj familjes sime.

Kam qenë larg tyre, i kam takuar disa herë, por i kam mbajtur në stres. Unë e përshëndes ekipin dhe të gjithë qytetin e Durrësit.Mbijetesën e Vllaznisë e mora vesh gjatë ndeshjes dhe jam shumë i lumtur për ata”, u shpreh Martini.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Fitorja përballë Ferencevarosi u shoqërua me rinovime në shtëpinë e Barcelonës.

Për UEFA-n nuk ka asnjë dyshim: Napoli-Az Alkmaar do të luhet, duhet të luhet.

Fitorja e Lacios ndaj Borusia Dormtund në ndeshjen e parë të këtij edicioni në Ligën e Kampioneve, sigurisht që është shoqëruar me elozhe

“Sky Sport UK” zbuloi se me një nismë të mbështetur edhe nga FIFA, kanë nisur negociatat me disa klube, për krijimin e Premier League-s E

Talenti i Barcelonës, Pedri, duket se e ka tepruar me modestinë e tij, madje së fundmi ka përfunduar në qendër të vëmendjes në rrjetet so

Teuta ka nisur përgatitjet, ndërsa durrsakët ashtu si ekipet e tjera të elitës janë në pritje të një vendimi që do të ketë nëse fillon ka

Rustem Hoxha është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Teutës.

Xhordan Pikford ishte autor i një ndërhyrje të ashpër ndaj Virxhil Van Dijk në derbin e “Merseyside”, me mbrojtësin, që dëmtoi ligamentet

Zhvillimi i ndeshjeve pa praninë e tifozëve nxjerr zbuluar futbollistët apo stafet teknike në komunikimet  mes tyre përgjatë lojës.