Tirana mori një fitore të çmendur ditën e djeshme, teksa mposhti 2-1 Kukësin me përmbysje në minutat e fundit. Një fitore shumë e rëndësishme kjo për bardheblutë, të cilët tashmë kanë marrë edhe kryesimin e tabelës. Festa në klubin kryeqytetas ka qenë shumë e madhe, teksa ka vazhduar deri në orët e vona të natës.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, është edhe prezenca e djalit të kryeministrit Edi Rama, Greg Rama, në festën e Tiranës. Në një foto të postuar nga Ngo në rrjetet sociale, shihet sulmuesi anglez nën praninë e djalit të kryeministrit.

Duket se Greg Rama është një tifoz i Tiranës dhe si gjithë tifozët e tjerë, do të donte që titullin kampion ta fitojë ekipi i tij i zemrës.