Fitorja në Kupë, flet trajneri Shkëmbi: Teuta lufton në dy fronte

20/09/2019 - 09:52

Teuta do të luftojë në dy fronte këtë sezon. Veç kampionatit kanë pretendime edhe në Kupë, ndaj edhe Bledi Shkëmbi ka mbetur i kënaqur me fitoren e arritur.

“Nuk mund të them se kemi luajtur me rezervat, por me lojtarë që duam t’u japim minuta, siç janë ata që vijnë nga dëmtimi. Sigurisht që u dhamë mundësinë edhe të rinjve, pasi pres që të përshtaten me ekipin e parë. Në fakt, nuk është se jam shumë i kënaqur nga loja, por rezultati është OK. Ai na favorizon për takimin e ardhshëm.

Objektivat? Synimet tona nisin aty ku e kemi lënë vjet, të kapim një nga tri vendet e para. Për sa i përket pretendimit për titull, është akoma shpejt të flasim, por nuk mund ta fsheh se e kemi një dëshirë të tillë. Gjithashtu, ekipi ynë ka pretendime edhe në Kupë, do të mundohemi t’ia bëjmë hyzmetin deri në fund”, tha fillimisht korçari.

Më tej trajneri u ndal edhe te ndeshja me Skënderbeun: “Ne luajmë kundër një emri që ka bërë shumë histori vitet e fundit. Një ekip që mbase nuk po kalon një moment të mirë, por që në përbërje ka lojtarë shumë të mirë. Ne patjetër që duhet të jemi në 100% tonë, për të marrë një rezultat pozitiv”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teuta vijon me intensitet punën për ndeshjen me Flamurtarin, por përgatitjet kanë qenë të kushtëzuara nga numri i lojtarëve në stërvitje.

Tottenham ka filluar të interesohet për Jose Mourinhon si trajnerin e tyre të ardhshëm.Sipas mediave angleze Pochettino do të largohet gj

Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar mesazhe të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit shqiptar Mico Papadhopulli.

Ka pak gjasa të ndodhë, për të mos thënë nuk ka fare nëse nuk do të ketë një përshkallëzim të situatës në ndeshjet e ardhshme të kombëtar

Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e Juventusit ta paktën deri në përfundim të kontratës aktuale.

A e keni imagjinuar se diferencën mes një medaljeje të artë dhe asaj të argjendtë mund ta bëjë higjiena personale?

Pesë tifozë bullgarë janë arrestuar sot për abuzim racial ndaj lojtarëve të Anglisë gjatë ndeshjes kualifikuese në Euro 2020 Bullgari-Ang

Shumë i lumtur për golin e realizuar u shfaq Rey Manaj i cili u çlirua pas golit spektakolar që realizoi ndaj Moldavisë.

Natyrisht i kënaqur Edy Reja për këtë fitore historike të Shqipërisë në transfertë ndaj Moldavisë më e thella e arritur ndonjëherë.