Roberto Baxho nuk e ka harruar kurrë atë penallti të mallkuar. “Më ndodh shpeshherë kur bie të fle ta çoj mendjen aty,” rrëfen “Bishtaleci Hyjnor” në skenën e Festivalit të Sportit në Trento. Nuk e ka arkivuar ende atë penallti të gjuajtur drejt yjeve që i kushtoi Italisë humbjen e finales në Botërorin USA ’94 kundër Brazilit.

“Nuk ishte penalltia vendimtare, por unë i dhashë goditjen e fundit. ëndërroja një finale Itali-Brazil që kur isha fëmijë”. Më pas një koment për futbollin e ditëve të sotme, mbi të gjitha në optikën Juve, skuadër me të cilën Baxho fitoi “Topin e Artë”, italiani i fundit që arriti trofeun e madh individual.

“Sarri? Ka bërë gjithmonë mirë kudo që ka shkuar. Mendoj se do nevojitet pak kohë që të shohim futbollin që ai bente te Napoli, ekipi që luante futbollin më të mirë. Dibala ka cilësi të pabesueshme. Ata që bëjnë atë rol, kur gjërat nuk ecin mirë, përfundojnë për muaj të tërë në diskutime. Ronaldo? është një fenomen”.