Forcat ruse të sigurisë: ''Kemi parandaluar sulme terroriste me dron gjatë Botërorit''

08/11/2018 - 17:11

Përfaqësues të lartë të forcave të sigurisë në Rusi kanë konfirmuar sot se ata kanë parandaluar sulm terrorist me dronë gjatë Botërorit 2018 që u mbajt në këtë vend gjatë verës. Drejtori për Shërbimet e Sigurisë Federale në Rusi, Aleksander Bortnikov, e konfirmoi këtë në një takim me agjencitë e sigurisë në vend gjatë ditës s sotme.

Ai bëri të ditur se agjentët e FSB kishin zbuluar 7 grupe që planifikonin sulme ndaj fansave të huaj që kishin udhëtuar drejt Rusisë për të ndjekur aktivitetin. Ai pohoi gjithashtu se këto sulme ishin ndalur falë edhe bashkëpunimit me agjenturat e huaja.

“Një shembull i mirë i bashkëpunimit ndërkombëtar është edhe zhvillimi i Kupës së Botës në Rusi gjatë këtij viti. Falë përpjekjeve të përbashkëta u bë i mundur parandalimi i sulmeve terroriste”, deklaroi ai në këtë mbledhje.

Para fillimit të Botërorit kishte vazhdimisht frikë se mos aktiviteti në Rusi do të ishte vatër e sulmeve terroriste, sepse kishte pasur vazhdimisht kërcënime nga elementë radikalë.

Por gjatë aktivitetit nuk ndodhi asnjë incident domethënës dhe gjithçka shkoi shumë normalisht, pasi shteti rus kishte vendosur në punë të gjithë aparatin e tij të sigurisë për të evituar probleme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-mbrojtësi i Interit, Marko Materaci mori pjesë në një event marketingu lidhur me Champions Ligën në Tiranë.

Projekti i Realit 2019-2020 po merr formë dhe trajneri Zidan po e udhëheq vetë planin e rindërtimit të skuadrës.

Tajneri që eliminoi “Zonjën e Vjetër” nga Champions-i jeton në një apartament të vogël mbi një supermarket në qytetin e Amsterdamit.

Teuta është fituese e Superkupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj.

Për herë të parë në vitet e fundit kampionati shqiptar mund të mbyllë llogaritë kryesore shumë javë përpara fundit, duke nisur që nga xhi

Teuta vijon përgatitjet. Në sytë e futbollistëve, por edhe stafit teknik shihej qartë zhgënjimi pas disfatës së fundit në kampionat.

Edoardo Reja nuk premtoi objektiva madhorë në prezantimin e tij si trajner i kombëtares shqiptare por megjithatë ish-tekniku i Napolit dh

Komisioni i Disiplinës ka publikuar sot vendimet mbi shkeljet që kanë ndodhur në fushat e futbollit.

Mohamed Salah i ka kërkuar drejtuesve të Liverpulit që ta nxjerrin në shitje gjatë merkatos së verës.