E ardhmja e Wayne Rooney është ende e panjohur. Sulmuesi i Manchester United është duke kaluar pushimet në Ibiza me familjen e tij dhe shokët e tjerë, si Darron Gibson dhe Wes Brown. Publikimi i fotografive ekskluzive i ka zemëruar tifozët e Manchester.

“Ai ka fizikun e një personi 40 vjeç”, ishte një koment nga tifozët e United, shumë i mërzitur, teksa pas një sezoni zhgënjyer të kapitenit e shohin në këto foto harbimi. Lojtari, 31 vjeç, nuk ka filluar titullar me Mourinhon në sezonin e kaluar dhe ka luajtur më pak se sa pritej, edhe pse ekipi i tij do ta përfundonte sezonin me tre tituj, duke marrë kualifikimin direkt për në Champions-in e ardhshëm.