Objektivi i Arsenalit, Runar Alex Runarsson është detyruar të fshijë disa postime në rrjetet sociale, ku e quante Arsen Vengerin budalla dhe francez të qelbur.

Topçinjtë janë pranë transferimit të portierit islandez për 1.5 milionë euro.

“Arsen Venger është pak budalla”, ishte postimi fyes i Runarson në 2011 drejtuar legjendës së Arsenalit.

Gjithashtu portieri islandez i drejtohej në rrjetet sociale, Vengerit edhe me fjalët: “francez i qelbur”.