Mançester Junajtid në merkaton e janarit bëri një goditje të befasishme, duke huazuar nga ekipi kinez Shangai, sulmuesin Odion Igalo.

Nigeriani, i cili ka luajtur edhe më parë në kampionatin anglez ende nuk ka bërë ndeshjen e parë me skuadrën, madje as stërvitjen e parë me grupin.

Siç raportojnë mediat në Angli, klubi kërkon të sigurohet plotësisht që Igalo, nuk është prekur nga Koronavirus.

Kështu Igalo po stërvitet në palestër i vetëm dhe do ta bëjë deri sa të plotësohen 14 ditë për të vërtetuar se ai nuk është prekur nga ky virus që po tmerron botën.