Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur që klubet të mos paguajnë më për pjesëmarrjen në aktivitetet sportive.

Sipas rregulloreve, skuadrat duhej të paguanin disa miliona lekë si kuota për t’u regjistruar në çdo kampionat, por nga kjo e martë ata nuk do ta kenë një detyrim të tillë. 

Klubet e Kategorisë Superiore paguanin një kuotë pjesëmarrjeje prej rreth 1.1 milionë lekësh, ato të Kategorisë së Parë rreth 81 mijë dhe të Kategorisë së Dytë rreth 37 mijë lekë.