Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Futboll / FSHF vlerëson Ylli Shehun, por, gabimisht, e bën edhe sulmues të Tiranës

10/03/2016 - 17:57

Asambleja e Federatës Shqiptare të Futbollit ka shpërndarë sot edhe disa çmime për ish-futbollistë të ndryshëm, duke i nderuar ata me titullin “Legjenda e Futbollit Shqiptar”. Një të tillë e ka marrë edhe Ylli Shehu, ish-sulmuesi i Partizanit dhe kombëtares kuqezi, tashmë në rolin e specialistit dhe trajnerit të futbollit.

Por, motivacioni që lexohet në pllakatën e tij vlerësuese është: “Për kontributin e dhënë si sulmues virtuoz me skuadrën e Tiranës dhe kombëtaren e Shqipërisë. Një nga emrat më të njohur të futbollit shqiptar në vitet 1980. Vazhdon të japë kontributin e tij edhe në trajningun shqiptar”.

Pra, sikurse shihet, FSHF ka bërë ish-sulmues të Tiranës një nga ikonat e Partizanit. Nuk dihet si është ndier vetë Ylli Shehu kur e ka parë këtë “lapsus”. I njëjti lapsus mësohet se është bërë edhe në pllakatën e Andrea Markos, i cili, po ashtu, rezulton si “sulmues i Tiranës”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

UEFA po punon me komisionet e saj mjekësore, për të siguruar një Europian sa më të qetë dhe për të mos pasur të infektuar gjatë muajit ku

Reali i Madridit triumfoi në “El Clasico” ditën e djeshme, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Barcelonën, në një sfidë me të vërtetë spektak

Teuta ka kaluar atë që në kampin durrsak e kanë cilësuar si finalen e  parë të 10 të tillave, me një fitore bindëse 2-0 në Fier ndaj Apol

Lorenco Vila gjeti përsëri rrugën e rrjetës me Teutën, teksa shënoi golin e avantazhit ndaj Apolonisë. Vila u shpreh:

Gardiani italian pritet të vazhdojë të ardhmen e tij në stadiumin “Allianz”.Gjiganti italian Juventus thuhet se është i gatshëm që t’i of

Milan thyen Parma 1-3 në transfertë një ndeshje e lehtë në letër, por që u ndërlikua jo pak pas daljes me karton të kuq të Ibrës.

Edi Martinin sigurisht që e kënaq së tepërmi suksesi me Apoloninë, për faktin i jep kryesimin Teutës, me trajnerin shkodran që shmang kom

Teuta fitoi në transfertë ndaj Apolonisë dhe shkëputet në krye të klasifikimit të Kategorisë Superiore, me 2 pikë më shumë se Vllaznia nd

Emocionet e shënimit të një goli janë gjithmonë të shumta dhe tepër të veçanta.

Plot 8 qytete pritëse të Kampionatit Europian kanë dhënë miratimin zyrtar për të lejuar praninë e pjesshme të tifozëve në stadiume, gjatë